Një gjerman pasues i Casillas tek Porto

16 Korrik 2019
13:37
back button

Iker Casillas vendosi përfundimisht të tërhiqet nga futbolli prej problemeve që iu shfaqën në zemër pak muaj më parë. Për këtë, Porto është hedhur në merkato për të gjetur një portier titullar.

Sipas informacioneve të fundit, flitet se do të jetë Kevin Trapp i Paris Saint-Germain, që do të marrë vendin e legjendës spanjolle.

Sezonin e fundit portieri 29-vjeçar luajti në huazim tek Eintracht Frankfurt dhe me një vit të mbetur në kontratë me kampionët e Francës ka mundësinë të largohet. Duke qenë se Trapp refuzon të rinovojë kontratën, PSG është e detyruar ta shesë për 5 milionë eurot që Porto ka ofruar, plus bonuse në bazë të ecurisë së skuadrës portugeze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit