Një gol në 180 minuta, Atalanta humb forcën ofensive. Barazim edhe në Udine, por arbitri i shmang humbjen (VIDEO)

20 Janar 2021
17:13
Telesport
back button

Një barazim i mirë apo dy pikë të humbura? Varet nga perspektiva. Atalanta i Gian Piero Gasperini nuk e shfrytëzoi rastin në rikuperimin e javës së dhjetë kundër Udinese: përfundoi 1-1 në Dacia Arena me golat në pjesën e parë nga Pereyra dhe Muriel.

Megjithatë, arbitri fali Atalanta, pasi Gollini humbi topin dhe pengoi Pereyra te këmbët.

Edhe pse krijuan më shumë, bergamaskët nuk shkuan dot më shumë se sa pika në Friuli, me skuadrën e Udineses që ndal disi gjakderdhjen pas dy humbjesh.

Ndërsa Atalanta është në barazimin e dytë radhazi dhe 1 gol i shënuar në 180 minuta të luajtura. Të shtunën ndeshja ndaj Milanit në “San Siro”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit