Një infermiere jep lajmin e rëndësishëm për gjendjen e Schumacher

11 Shtator 2019
17:27
Telesport
back button

Shtrimi i pilotit gjerman Michael Schumacher në një spital në Paris ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave botërore në lidhje me gjendjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1. Asnjë foto apo informacion i saktë për gjendjen e pilotit nuk ka dalë nga familja e tij që prej dhjetorit të vitit 2013, kur ndodhi aksidenti me ski, në Alpet franceze.

E përditshmja franceze “Le Parisien” ka publikuar sot një lajm surprizë në lidhje me gjendjen e Schumacher, duke rikthyer shpresën te fansat e tij. “Është shtruar në zonën time dhe mund t’ju siguroj që ai është i vetëdijshëm”, ka qenë informacioni që ka dhënë fshehurazi një infermiar i spitalit “Georges Pompidou”, ku është shtruar gjermani.

Sipas medias franceze, infermieri punon në në zonën e kardiologjisë, ku është shtruar ish-piloti i Ferrarit dhe Mercedes. Mësoeht se në spital ka mbërritur për një vizitë Jean Todt. Sipas planit, terapia me injektimin e qelizave staminale nga professor Philippe Menasche duhet të përfundojë sot dhe të enjtën piloti do të rikthehet në shtëpinë e tij, në Zvicër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit