Një “ish” i harruar sulmon ashpër Skënderbeun: Shqiptarët urdhërohen të humbasin ndeshjet!

29 Prill 2019
22:03
Eraldo Harlicaj
back button

Një nga afrimet më premtuese të Skënderbeut në merkaton e verës ishte Arnaud Guedj. Francezi erdhi me pritshmëri të mëdha me shpresën se korçarët munnd të gjenin Lilajn e dytë. Me kalimin e ndeshjeve dhe muajve diçka e tillë u venit, pasi 21-vjeçari nuk dhuroi atë që pritej dhe nuk ishte i lumtur në Korçë. Ai luajti vetëm 12 ndeshje, nga të cilat 7 i nisi si titullar dhe u largua nga ekipi i Skënderbeut. Në një intervistë të tij, Guedj tregoi tmerrin që përjetoi në Shqipëri. 

"Skënderbeu erdhi tek unë me ofertën e parë dhe e refuzova. Ata erdhën sërish tek unë, pasi isha i lirë. Mendova se Skënderbeu ishte ekipi më i madh në Shqipëri duke qenë se kishin disa pjesëmarrje në Europa League. Fakti që erdhën disa herë tek unë ishte i mirë, kështu që e vazhdova këtë aventurë. Ishte fundi i merkatos së verës dhe duhet të gjeja një klub". 

Erdhët në një klub që ishte kampion Shqipërie, por të përjashtuar nga kompeticionet europiane për 10 vite dhe me një gjobë të rëndë nga UEFA. E dinit këtë para se të vinit në Shqipëri?
I dija këto dy gjëra para se të vija, por nuk ishin asgjë në krahasim me atë që gjeta në Korçë. Pyeta disa lojtarë që kishin disa sezone në klub dhe më treguan se klubi ishte vërtetë keq, në rënie, sidomos duke marrë parasysh rezultatet. Ishte e njëjta histori si në Ukrainë, rrogat nuk vinin në kohë. Unë nuk jam një djalë i keq, por nuk e di se pse lojtarët vendas ishin kundër të huajve. Ndoshta ngaqë po i merrnim vendin në formacion, por sapo gjërat shkonin keq, ishte faji ynë!

 

 

View this post on Instagram

 

9️⃣7️⃣🔴⚪️

A post shared by  Arnaud Guedj (@arnaud_guedj) on

A keni ndjerë pjesën e tolerimeve në Shqipëri?
Jo, sepse Skënderbeu vinte nga një dënim prej UEFA-s dhe duhej të qetësoheshin. Ndryshe ndodhte në Ukrainë. Atje bëhej hapur tolerimi i ndeshjeve. Një futbollist shqiptar më ka thënë se në një sezon kur ekipi i tyre nuk luante asgjë në fund të sezonit, presidenti i kishte kërkuar të linin ndeshjen. Disa nuk e kishin kuptuar dhe kishin luajtur me të vërtetë. Ai kishte mbërritur në dhomat e zhveshjes dhe u kishte bërë presion. 

Si e gjykon faktin se në Shqipërisa disa ndeshje stadiumi është plot, ndërsa sfidën e ardhshme është bosh?
Në fakt, ka lidhje me kundërshtarin. Kur luajtëm kundër Partizanit, stadiumi ishte plot, ndërsa ndeshjen e ardhshme ishte bosh. Kundërshtari ishte i një niveli të ulët.

Në lidhje me nivelin e infrastrukturës, çfarë ishte më shqetësuese?
Kur je rritur në Le Mans dhe Nice përballesh me një botë tjetër. Dhomat e zhveshjes nuk kishin kushte. Fushat ishin skandaloze, përveç tones që ishte më e mira në kampionat. Nuk është vend ideal për të luajtur. Mbaj mend se disa ndeshje i kemi luajtur në fshate, ngjitur me xhamitë ose ndërtesa të larta.

Çfarë mban mend nga jetesa në Shqipëri?
Ne ishim vetëm dy frangjishtfolës në skuadër, kështu që nuk ishte mirë. Kisha shansin të jetoja me vëllain tim të vogël që luante për U-19. Ata donin ta afronin në ekipin e parë deri në momentin që nisën problemet e mia me klubin. Njerëzit janë më të ngrohtë se në Ukrainë. Korça ishte më e zhvilluar se qyteti që jetoja në Ukrainë. Klima ishte e mirë, ndonjëherë shkoja në Greqi për të pushuar, jetesa jashtë sportit ishte e mirë. 

Pas vetëm gjashtë muajsh, ju e latë Shqipërinë. Si e shihni të ardhmen tuaj tani?
Kur u shkëputa nga Skënderbeu kisha disa propozime nga klubet e Evropës Lindore në Armeni, Bosnje dhe Letoni. Kam biseduar me agjentin tim, por preferova të pres për të gjetur një projekt të qëndrueshëm gjatë merkatos së verës. Dua të gjej një projek të qëndrueshëm në Francë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit