Një ish-futbollist i saj, Tirana cakton trajnerin e ri

25 Tetor 2019
14:57
Alfred Lleshi
back button

Tirana do t’i besohet një tjetër ish-futbollisti të saj. Edhe pse elbasanas, Julian Ahmataj ka dhënë kontribut të konsiderueshëm te bardheblutë, në fushën e blertë. Tashmë, me bekimin e presidentit Refik Halili, 40-vjeçari do të mundohet të bëjë më shumë në rolin e trajnerit. Pra, klubi 24 herë kampion i vendit ka vendosur të caktojë pikërisht Ahtamatjn, pauses të Ardian Memës në stolin e kryeqytetasve. Pritet që në stërvitjen e sotme të bëhet edhe prezantimi i tij, para se të nisë punën me bardheblutë, që priteshin të ishin pretendentë në këtë sezon, por luhatjet e herë pas hershme i kushtuan vendin e punës trajnerit (të shkarkuar dje), Mema. 

A do të ndryshojë situata me Ahmatajn në stol? Të tilla lëvizje synojnë pikërisht këtë gjë, ngaqë në futboll është më e lehtë të bëhet kurban trajneri, sepse nuk mund t’i largosh lojtarët. Janë pikërisht këta të fundit nën akuzë nga tifozët bardheblu, se kanë formuar klane në skuadër dhe e sabotuan punën e Memës. Mbetet të shihet se sa do ta gjejë gjuhën e përbashkët me grupin trajneri i ri, i cili për nga mosha është shumë afër disa “senatorëve” të Tiranës, që erdhën në verë si shpëtimtarë, por janë vënë në qendër të kritikave.

“Pasaporta” profesionale 

Emri / Mbiemri

Julian Ahmataj

Datëlindja

24 maj 1979

Vendlindja

Elbasan

Karriera me të rriturit

Vitet

Skuadra

Ndeshje

(Gola)

1997–1998

Elbasani

35

(1)

1998–1999

Bylis

20

(2)

1999–2002

Dinamo

82

(10)

2002–2003

Teuta

11

(1)

2003–2004

Dinamo

17

(3)

2004–2005

Partizani

17

(1)

2005–2006

Elbasani

32

(7)

2006–2008

Dinamo

62

(10)

2008–2009

Elbasani

49

(8)

2009–2010

Tirana

30

(3)

2010–2011

Flamurtari

29

(7)

2011–2013

Tirana

41

(1)

2013–2015

Teuta

46

(1)

Karriera me kombëtaren

2001

Shqipëria U-21

4

(0)

2002–2003

Shqipëria A

2

(0)

Karriera si trajner

2016

Teuta

2016

Bylis

2016–2017

Besa

2017

Korabi

2018

Burreli

2018

Kamza

2019

Luftëtari

2019

Flamurtari

2019−

Tirana U-17

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit