“Një K… më ka shkelmuar”; Mourinho përfundon te fizioterapisti. Kumbulla dhe Cana e “vënë me shpatulla pas murit”

14 Maj 2022
9:15
Alfred Lleshi

Pas shpërthimit të Allegrit që ndezi finalen Juve-Inter në Kupën e Italisë, një tjetër “incidentl” me trajnerët e Serie A është bërë “viral” në rrjetet sociale, sidomos për tifozët e Romës. Fjala është për dëmtimin gjatë stërvitjes të Jose Mourinho.

Ai vendosi të angazhohej edhe vetë në ndeshjen e kontrollit me grupit, por mori një ndërhyrje të rreptë nga Marash Kumbulla. Në këtë moment pati një lëndim në këmbë. Trajneri portugez në fakt ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, teksa shihet duke bërë fizioterapi, shoqëruar me shprehjen:

“Nëse më shihni të çalë apo duke me shapka, dijeni që një lojtar, që i nis (mbi)emri me K më ka goditur me shkelm. Gjejeni: Është Karsdorp apo Kumbulla?”

Misteri u zgjidh menjëherë nga trajneri verdhekuq, që shkroi sërish në Instagram. “Pasi Karsdorp u bë viktimë e ofendimeve në rrjetet sociale, më duhet të postoj foton dhe të them se fajtori është Kumbulla”. Kësaj radhe, “Special One” ka publikuar edhe foton e “aksidentit” të vogël në terrenin stërvitor.

Në postimin e Mourinhos ka reguar edhe “agresori” i trajnerit, Marash Kumbulla, që shkruan shkurt: “Kapa topin mister”.

Futbollistit tonë kuqezi i ka ardhur në ndihmë virtualisht Lorik Cana, i cili ka komentuar: “Mourinho, Kumbulla kërkon të të nxjerrë jashtë formacionin titullar”! Natyrisht, ish-kapiteni ynë i kombëtares e kishte fjalën për… formacionin titular të finales së 24 majit, e cila do të luhet në Tiranë, në “Arena Kombëtare” (Roma-Feynoord).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit