Një kampion i shkel syrin Partizanit: Dua të rikthehem!

15 Maj 2020
20:29
Eraldo Harlicaj
back button

Labinot Ibrahimi është një ndër ikonat e Partizanit. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka folur për “Fan Zone” dhe ka kujtuar fitimin e titullit kampion. “Labi” kujton fitimin e titullit kampion si një prej datave më të rëndësishme të jetës.

Partizani – “Kam kaluar 6 vite shumë të bukura te Partizani. Familja e kuqe është e veçantë, gjithsesi jam ambientuar dhe te Prishtina”.

Titulli – “Data e titullit kampion është më e bukura për të gjithë njerëzit e Partizanit. Të shpallesh kampion pas 26 vitesh është shumë e bukur. Do jetë data më e bukur e jetës. Më vjen keq kur shoh Partizanin në këtë gjendje”.

Rikthimi – “Kam një kontratë për të respektuar te Prishtina, më pas do të flas me drejtuesit. Nëse do të më jepet mundësia të rikthehesha do të pranoja me dëshirë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit