Një kor famëkeq për Calhanoglu nis nga autobusi i Milanit: është zëri i një futbollisti – PAMJET

24 Maj 2022
16:44
Telesport
back button

Milani u ngjyros nga kuqezinjtë për të festuar Milanin kampion të Italisë. Entuziazmi i madh për festimet në rrugët e kryeqytetit lombard të skuadrës së Piolit, i cili pas një fitoreje ne Reggio Emilia 0-3 ndaj Sassuolos, fitoi Scudetton e 19-të në historinë e tij.

Një kënaqësi e madhe për të gjithë milanezët që, në simbiozë me idhujt e tyre, i dhuruan vetes një ditë të veçantë nën Madonnina. Megjithatë, gëzimi për titullin sigurisht qe ka rritur adrenalinen dhe provkimet… Ne fakt, objektivi dhe shenjestra e milanisteve ishte nje lojtar.

Është e arsyeshme të pritet që Interi të jetë objekti i preferuar i thumbave të kuqezinjve me rastin e festës së Scudettos. Banneri i shfaqur dhe treguar nga lojtarët e Milanit për të minimizuar suksesin e kushërinjve në Kupën e Italisë në autobusin e hapur që bënte xhiron e qytetit (“Kupen e Italisë fute në b*thë) shkaktoi shumë diskutime.

Një kujtim i një precedenti të famshëm të vitit 2007 me Massimo Ambrosini. Një situatë që bëri që Prokuroria e Federatës së Futbollit të hapë një hetim për “ndoshta shkelje të nenit 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive”. Nuk ka munguar edhe një referencë për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, me nje pankartë të një meme të famshme të shoqëruar nga e pashmangshmja “Spiaze”.

Por, ish-Hakan Calhanoglu e pesoi me keq. Asnje tifoz nuk i fali tradhtine te Interi (e justifikuar me dëshirën për të fituar më shumë tituj), u vu në shënjestër fjalë për fjalë nga brohoritjet dhe madje edhe ofendimet, në shumë raste vulgare dhe ofenduese.

Prandaj kufiri është tejkaluar në masë të madhe dhe jo vetëm nga tifozët që dogjën edhe fanellën e tyre në Piazza Duomo. Madje, tashmë pasdite një Ibrahimovic me humor, kishte ngacmuar tifozët duke i kërkuar që të nisnin një refren për ish-shokun e ekipit te tij, duke mos harruar edhe ngazëllimin provokues të turkut me rastin e golit të parë si ish në derbi…

Situata më pas doli jashtë kontrollit në mbrëmje, kur filloi një kor tjetër vulgar për Calhanoglu. Me këtë rast, megjithatë, për të shpalosur gjithçka, me një “sugjerim” të bërtitur me zë të lartë në mikrofon (“Calhanoglu i biri i k.rvës”) ishte një futbollist i Milanit ai që i dha ze korit.

Është e vështirë të identifikosh personin përgjegjës dhe të gjurmosh identitetin nga zëri, në konfuzionin e festimeve në një shesh të ngjyrosur nga kuqezinjtë… Por, sipas te gjitha gjasave ai duket se eshte Theo Hernandez!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit