Një lajm i mirë për Bayernin, por djaloshi i kristaltë mbetet jashtë

2 Qershor 2020
22:22
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen ka marrë disa lajme të mira, pasi mesfushori Thiago Alcantara është kthyer në dispozicion të trajnerit Hansi Flick. Spanjolli do të jetë gati për teknikun e tij që në ndeshjen e radhës të Bundesligës.

Lajmi i keq për trajnerin Hansi Flick vjen nga Lucas Hernandez. Mbrojtësi ende nuk është rikthyer me grupin për shkak të dëmtimit të tij. Francezi ka patur shumë probleme në sezonin e tij të parë në Gjermani.

Ai ka patur shumë dëmtime që nuk e kanë lënë të shprehet si duhet. Kjo ka bërë që besimi për mbrojtësin të ulet dhe të mendohet shitja e tij. Bayerni është gati ta fusë në marrëveshjen për Lorey Sane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit