Një magjistar në “San Siro”: donte të braktiste futbollin nga depresioni, sot është Mbreti i pasimeve në Itali (VIDEO)

4 Nëntor 2019
13:44
back button

Ishte një kohë kur Luis Alberto mendoi të tërhiqej nga futbolli për problemet psikologjike dhe pesimizmin që e kishte pushtuar. Kishte rënë në depresion dhe nuk po dilte dot nga ajo situatë. Shumë huazime dhe pasiguri për të ardhmen. Sevilla, Barcelona B, Liverpool, Rayo Vallecano, Malaga, Deportivo La Coruna.

Më pas, Lazio! Troket te Sevilla, pronare e kartonit. “Bëhet për 5 mln euro!”. U duk një bast dhe kaq. 

Por, ai bast sot po ndriçon Serie A. Sepse, Luis Alberto, spanjolli që ka luajtur vetëm 1 ndeshje me kombëtaren iberike, po jep leksione në Itali. Plot 7 asist në 11 ndeshje dhe mbreti i pasimeve të sakta dhe të bukura.

Konfirmimi i radhës erdhi në “San Siro” ndaj Milanit. Në fakt, skenën e mori ai: goditje me thembër, pasime mes rrëmujës, filtrime, magji dhe sidomos vizion loje. “Meriton kombëtaren”, u shpreh trajneri Inzaghi…Sakaq, Sevilla, që dikur e shiti për 5 mln euro, tani kërkon ta riblejë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit