“Një minutë pasi u martuam, njerëzit thoshin se nuk do të zgjaste”; Victoria zbulon sekretin e lidhjes 23-vjeçare me Beckham

21 Maj 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Vitet kalojnë, por lidhja martesore dhe e dashurisë mes David dhe Victoria Beckham mbetet e pathyeshme. Në një intervistë për “Grazia UK”, ish-këngëtarja e “Spice Girls”, tashmë stiliste dhe sipërmarrëse, iu hodhi një sy të gjithë atyre njerëzve që nuk besonin në këtë marrëdhënie që lulëzoi në fund të viteve 90-të.

“Dhe të mendosh që një minutë pasi u martuam, njerëzit thoshin se nuk do të zgjaste! Përkundrazi, ja ku jemi gati të mbushim 23 vite bashkë, si ditën e parë”, – tha bashkëshortja e ish-futbollistit të shquar anglez, sot president i një klubi futbolli në MLS, Inter Miami.

“Posh Spice” më pas zbuloi sekretin e lidhjes së saj me David: “Ne kemi një respekt të thellë për njëri-tjetrin. David është një baba dhe bashkëshort fantastik, më ofron mbështetje të madhe në punën time. Ne jemi partnerë të shkëlqyer”.

Çifti i vërtetë mbretëror anglez
David dhe Victoria Beckham. Të aftë, të bukur, të famshëm, shumë të dashur nga publiku, çifti është gjithmonë në qendër të kronikave rozë angleze dhe amerikane. Dhe në vitet e fundit rutina e tyre martesore ka qenë shpesh objekt thashethemesh në emisionet ku ata ftohen në çift ose individualisht. Këtë herë ka qenë radha e David, që në podcast-in River Cafe Table4 ka folur për marrëdhënien e tij me ushqimin.

Një çështje që bëhet edhe acaruese për një arsye shumë të veçantë. “Për mua ka shumë rëndësi ushqimi dhe vera, kur ha diçka që më pëlqen, dua që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht jam i martuar me një person që ha gjithmonë të njëjtat gjëra prej 25 vitesh”, – ka thënë ish-ylli i Manchester United.

Po në çfarë konsiston dieta e Victorias? “Që kur e njoh, ajo ha vetëm peshk dhe perime, është shumë e rrallë që ta ndryshojë këtë meny”-, zbuloi ish-kapiteni i Anglisë. Duket sikur dëgjon ata që njohin shumë mirë Pippo Inzaghi, me mishin e viçit të marinuar dhe orizin e bardhë, sekretet e një jetëgjatësisë së një futbollisti. Edhe pse Victoria nuk është se duhet të vrapojë për 90 minuta në fushë.

Kështu, Beckham është shumë i trishtuar kur ha, sepse do të donte të ndante ushqimin e tij, por me “Posh Spice” është e pamundur. Ja pse në një moment, në të cilin David ka arritur ta bindë gruan e tij të provojë diçka, ka qenë i paharrueshëm:

“E vetmja herë që ka provuar diçka që ishte në pjatën time ka qenë në kohën kur ishte shtatzënë me Harper. Për mua ka qenë një gjë e jashtëzakonshme dhe një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e di se çfarë ka ngrënë, por e di me siguri se nuk e ka bërë më nga ai moment”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit