Një muaj te Ferrari, shefi i ri vendos “pikat mbi i”: Ja sezoni i “kokëkuqes”

30 Janar 2023
13:09
Telesport
back button

Prej një muaji Frederic Vasseur ka marrë frenat e skuadrës Ferrari. Ai është drejtori i ri sportiv i “kokëkuqes” dhe pas një muaji në këtë detyrë, 54-vjeçari ka bërë një deklaratë për mediat. “Gjithçka po shkon mirë. Ka pak kohë deri në testet në pistë, ndaj program ii punës është shumë intensive”, tha Vasseur.

Prioriteti im është ai që të njoh sa më mirë personat këtu te Ferrari, duke i takuar të gjithë dhe të njoh individualitetin e tyre. Në pozicionin tim, kjo është e rëndësishme. Kam takuar shumë dhe kam ende shumë për të takuar”, tha Frederic Vasseur.

E dimë saktësisht se çfarë na duhet deri në testet e para, deri në garën e parë, përgjatë gjithë sezonit e kështu me radhë. Mendoj se sezoni ynë do të jetë mjaft pozitiv. Gjithsesi, duhet të jemi gati që nga dita e parë. Shoh shumë pozitivitet dhe një energji pozitive”, u shpreh Vasseur.

Në lidhje me menaxhimin e dy personave që zbresin në pistë, ai tha: “Kam patur një bisedë të gjatë si me Charles Leclerc ashtu dhe Carlos Sainz. Pashë gjithçka që ata dëshironin, synonin dhe mendimin për vitin e kaluar. Nuk do të ketë asnjë pilot favorit në fillimin e sezonit, ata duhet të jenë të aftë vetë për ta fituar atë në pistë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit