Një ndryshim për Conte, tre për Pirlon; ja si do të zbresin Interi dhe Juve në fushë

16 Janar 2021
13:04
Alfred Lleshi
back button

Ka kohë deri nesër në mbrëmje, në orën 20:45, kur do të startojë supersfida e Serie A, Inter-Juventus, në “San Siro”. Megjithatë, “Gazzetta dello Sport” ka bërë prognozën e saj qysh sot, sa iu përket formacioneve me të cilat pritet ta startojnë lojën Antonio Conte dhe Andrea Pirlo. Kuptohet, do të luajnë më të mirët, ata që janë më në formë për momentin, sepse ky duel do të thotë shumë për titullin.

Sidomos për Juventusin, që i ka zikaltrit, por edhe Milanin përpara në renditje. Një humbje e bardhezinjve do ta bënte jashtëzakonisht “malore” rrugën për ta mbrojtur kurorën e kampionit, që e fiton prej 9 sezonesh radhqazi. Në videon e mëposhtme, prestigjiozja italiane tregon cilët emra dhe me çfarë rreshtimi do të dalin në fushë dy skuadrat e njohura italiane, në një nga derbet më të nxehta të viteve të fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit