Milan Skriniar ka nisur aventurën e tij me PSG-në në mënyrën e gabuar.
Ish-ylli i Inter-it, në ndeshjen e humbur nga parisienët të premten në mbrëmje kundër Nice-s, ka qenë një nga më të këqinjtë në fushë.
Paraqitja e tij është vlerësuar me këto fjalë nga L’Equipe:
“Nëse vazhdon kështu, sllovaku do të bëhet një problem i vërtetë. Është vënë shumë në vështirësi nga Moffi. Ka humbur përballjet me nigerianin dhe është zmbrapsur shumë në aksionin e golit të tretë.
“Lojtarët e Nice-s kanë përfituar nga ngathtësia e tij. Duket shumë i brishtë nën presion. Nota 3”.