Një orë “peng” në ashensor, Luis Enrique përjetoi “tmerrin” para Kosovës

1 Prill 2021
9:50
Alfred Lleshi
back button

Fatkeqësi, megjithëse me një fund të lumtur, për Luis Enrique. Trajneri i kombëtares iberike, para ualifikueses së mbrëmshme Spanjë-Kosovë, mbeti i bllokuar në ashensor për një orë. Një pengesë e madhe, në prag të ndeshjes. Sipas asaj që raporton media spanjolle, Luis Enrique, së bashku me gjashtë anëtarë të stafit të tij, kishte mbetur brenda ashensorit të hotelit, ku qëndronte e akomoduar kombëtarja spanjolle.

Në atë moment autobusi i ekipit u largua drejt stadiumit pa trajnerin në bord. Luis Enrique arriti në stadium vetëm fare pak para nisjes së ndeshjes me Kosovën, me një makinë të federatës. Pikërisht për shkak të vonesës së Luis Enrique, ngrohja e dy ekipeve zgjati vetëm 15 minuta. Në fund të fundit, Spanja nuk vuajti në fushë, duke fituar ndeshjen pa shumë probleme, siç pritej.

Ndeshja, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2022’, përfundoi me rezultatin 3-1 për vendësit, por nuk munguan polemikat. Në fakt, Spanja ende nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur dhe për këtë arsye, gjatë ndeshjes, komentatorët televizivë nuk e thanë kurrë fjalën “Kosovë”, e shkruar me shkronja të vogla edhe në grafikën tradicionale.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit