Një predhë dhe Rashford, United fiton miqësoren në stadiumin gjigant (VIDEO)

13 Korrik 2019
15:31

Manchester United mundi 2-0 skuadrën australiane të Perth Glory në testin e parë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

Pjesën e parë e nisi me 11 lojtarë thuajse të gjithë të rinj trajneri norvegjez, duke i lënë vend 12 lojtarëve kryesor për në 45 minutat e dyta.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura në gjigantin “Optus Stadium”, që edhe pse ishte thjesht një test për “Djajtë e Kuq” ishin kujdesur ta bënin sa më spektakolare për tifozët e skuadrës angleze në Australi.

Sa i përket ndeshjes, ishte me lojë të vakët dhe mungesa e stërvitjes u pa në këmbët e lojtarëve. 

Vetëm në minutën 65’ u zhbllokua rezultati, ishte Marcus Rashford që goditi saktë nga brenda zone, ndërsa 5 minuta para fundit i riu Garner lëshoi një predhë nga jashtë zone, duke tundur rrjetën për herë të dytë.

Për 45 minuta luajtën edhe Daniel James dhe Aaron Wan-Bissaka, me këtë të fundit që u dalluar për një ndërhyrje të fuqishme me rrëshqitje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit