Një predhë në trekëndësh, Ansi Agolli me supergol nga SHBA-të (VIDEO)

11 Korrik 2019
10:16
back button

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Ansi Agollit tek New York Cosmos, në SHBA.

Ish-kapiteni i Shqipërisë ishte përcaktues në fitoren 1-0 ndaj Brooklyn Italians, duke shënuar golin e vetëm të kësaj ndeshje, që përkon me titullin kampion në Konferencës Atalantike të Veriut dhe kualifikohen për në play-off të Rajonit të Veriut.

Mbrojtësi shqiptar goditi fluturimthi një top të harkuar në zonë, duke e dërguar drejt e në trekëndësh, duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar. Agolli shënoi nga 23 metra në minutën 72', ndërsa pasi morën trofeun heroi i kësaj ndeshje falënderoi tifozët për mbështetjen dhe i ftoi në ndeshjen e radhës, që është pas një jave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit