“Një projekt i ri po vjen”; mesazhi enigmatik i Neymar, që e fshiu shpejt

24 Prill 2019
12:53
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i PSG, Neymar, u rikthye në fushë, pas dëmtimit, në ndeshjen kundër Monaco, fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, tifozët nuk e kanë harruar atë që bënte ylli brazilian, sa ishte larg skuadrës, pasi është një nga lojtarët më aktivë në rrjetet sociale. 

Dje, transferimi rekord botëror (222 milionë euro) befasoi me një mesazh në llogarinë e tij në Twitter. Aty postoi një foto të vetën duke festuar një gol, së cilës i bashkangjiti edhe mesazhin enigmatik: "Po vij, projekt i ri. Thank you, merci, obrigado". Ky "faleminderit", i shkruar në portugalisht, anglisht dhe frëngjisht, të bën të mendosh se Neymar mund ta ketë pasur fjalën për ndonjë ngjarje publicitare.

Mesazhi enigmatik u fshi shpejt, duke krijuar akoma më shumë polemika dhe thashetheme për një ndryshim të mundshëm të ekipit, diçka që deri më sot nuk dukej e mundur. Babai dhe menaxheri i tij tha publikisht para disa ditëve se ai do të qëndrojë në klubin francez. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit