Një rinovim dhe dy blerje të tjera, ja strategjia e Chelsea për fundin e merkatos

24 Janar 2023
9:08
Telesport
back button

Edhe pse kanë bërë mjaft blerje gjatë ditëve të fundit, skuadra e Chelsea nuk ndalet në merkato. “Blues” janë në kërkim të prëcorcimeve në çdo repart dhe sipas “Daily Telegraph” dy emra të rinj kanë përfunduar në shënjestrën e londinezëve.

Bëhet fjalë për dy lojtarët e Everton, sulmuesin 21-vjeçar Anthony Gordon dhe mesfushorin 21-vjeçar belg Amadou Onana. Dy talente të së ardhmes që po hasin vështirësi me Everton, ndaj dhe mund të largohen që në merkaton e janarit.

Të dy lojtarët shihen si të rëndësishëm për të ardhmen e Chelsea, që kërkon të bëjë një revolucion në merkato. Gjithsesi, te “blues” po mendojnë edhe për një rinovim të rëndësishëm të një veterani.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Thiago Silva, kontrata e të cilit me Chelsea skadon në fund të sezonit. 38-vjeçari pritet të qëndrojë edhe një vit me londinezët, pasi të dyja palët janë dakord që braziliani të luajë, duke qenë se ëhstë paraqitur mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit