Një sërfist kafshohet egërsisht nga pitbulli në ujë (Video)

1 Mars 2019
15:06
back button

Gustavo Cervino, një sërfist me balonë nga Argjentina po stërvitej si çdo ditë tjetër në bregun e detit, derisa një qen pitbull i vërsulet nga pas dhe e kafshon.

Pamjet e rënda janë filmuar në telekamerën e vendosur në balonë dhe duket qartë trajektorja që ndjek qeni drejt “presë” së tij dhe fluturon në ajër duke e kafshuar në krah. 

Viktima përfundoi me 18 qepje dhe një plagë serioze, 6 centimetra e gjatë dhe 2 të thellë. Pjesa më e rëndë se askush nuk do mbajë përgjegjësi për plagosjen e tij sepse pronari i qenit nuk doli fare në skenë, ndërsa një person tjetër në plazh rrëfeu se si pikërisht ky qen e kishte sulmuar, por fatmirësisht i kishte ikur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit