Një shqiptar në sulm me Brojën, Vitesse i beson talentëve tanë

29 Dhjetor 2020
19:11
Eraldo Harlicaj

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, po bën mjaft mirë në Superligën e Kosovës. Ai është golashënuesi më i miri i kampionatit dhe me shumë mundësi e ka siguruar këpucën e artë, me golat e shumtë të shënuar.

22-vjeçari ka bërë me dije se Vitesse mund të marrë shërbimet e tij. Ai ka konfirmuar se një menaxher i klubit ku luan Armando Broja ka shfaqur interes për 22-vjeçarin. Indeksonline ka biseduar me sulmuesin dhe ky i fundit ka konfirmuar gjithçka.

“Një menaxher i ekipit holandez të Vittesse më ka kontaktuar. Menaxheri im po merret me këtë çështje. Jam i lumtur te Ballkani dhe besoj se do qëndroj këtu deri në fund të sezonit”, – u shpreh Daku.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit