Një skuadër e tërë në shitje, Chelsea bën gati listën me 11 të padëshiruar

14 Mars 2023
13:46
Telesport
back button

Skuadra e Chelsea synon të reduktojë ndjeshëm skuadrën e saj, sidomos pas blerjeve të shumta që bëri në merkaton e janarit, duke bërë që mjaft emra “big” të përfundojnë në stol apo tribunë. Shumë shpenzime, që do të çojnë klubin londinez në një fushatë masive largimesh këtë verë.

Sipas “The Athletic”, janë plot 11 futbollistë, të gjithë emra të njohur, që pritet të lënë skuadrën londineze, pasi janë të tepërt dhe nuk gjejnë hapësira në skuadrën e parë. I pari në listë është sulmuesi anglez Raheem Sterling, që erdhi verën e kaluar nga City për vlerën e 56 milionë eurove.

Të tjerë futbollistë që janë me valixhen gati janë Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Mason Mount (pëlqehet nga Liverpool dhe Manchester United), Christian Pulisic, Ben Chilwell, Mateo Kovacic, César Azpilicueta, Ruben Loftus-Cheek e Conor Callagher.

Pra, 11 emra. Një skuadër e tërë që pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës. Duket se klubi londinez synon të bëjë një revolucion të madh këtë verë, me shpresën që të nisë një cikël të ri e fitues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit