Një stadium për yllin e Liverpool-it: “Është një dhuratë që e meriton”

11 Shkurt 2022
18:02
Denis Hakanaj
back button

Suksesi i Sadio Mane me Senegalin në Kupën e Afrikës të këtij viti do të mbahet mend përgjithmonë. Sulmuesi i Liverpool-it është bërë heroi i vendit të tij pasi ka shënuar penalltinë vendimtare në triumfin final kundër Egjiptit të shokut të skuadrës te Të Kuqtë, Mohamed Salah.

Gjatë Kupës së Afrikës ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste.

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, kryebashkiaku i Sedhiou, vendlindja e 29-vjeçarit, ka zbuluar se në nder të yllit të Senegalit do të ndërtohet një stadium. Impianti është në ndërtim e sipër dhe, nga sa është mësuar, do të hapet vitin e ardhshëm.

“Sadio Mane ka nderuar të gjithë Senegalin, krahinë e Sedhiou dhe të gjithë zonën e Casamance. Kam vendosur t’i jap emrin e tij stadiumit të Sedhiou, për t’i treguar mirënjohjen e të gjithë bijve dhe bijave të krahinës. Kjo është një dhuratë që e meritonte me të vërtetë”, ka thënë kryetari i bashkisë Abdoulaye Diop.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit