Një talent prej kristali…; 600 ditë i dëmtuar në 4 vite te Bayern Munich

13 Dhjetor 2019
14:17
Alfred Lleshi
back button

Kingsley Coman është 23 vjeç, por njihet tashmë si një nga talentet më të mëdhenj në botë. Megjithatë, ai ka një histori të gjatë të pasur lëndimesh. Disa prej tyre, me siguri e kanë penguar që të shpërthejë aq sa duhet. Pa vazhduar më tej, anësori shpërthyes francez duhej të tërhiqej të mërkurën e kaluar nga loja për shkak të një dëmtimi në gju. Një ditë më vonë, bavarezët konfirmuan se ai ka një dëmtim të kupës së gjurit, i cili mund ta mbajë atë larg fushave të blerta deri në vitin 2020.

Ky nuk është dëmtimi i parë që pëson Coman, që nga momenti kur veshi fanellën e Bayern Munich. Në katër sezone ai ka pësuar jo më pak se nëntë lëndime. Këto, po t’iu shtosh edhe sëmundjet e disa shqetësime, kanë bërë që ai të humbasë deri në 60 ndeshje, ose, të përmbledhura në ditë, 600 ditë active me bavarezët, qoftë në stërvitje, qoftë në ndeshje. Ky lloj mallkimi i kushtoi atij edhe Botërorin 2018 me Francën, medaljen e kampionit të botës, pasi nuk mund të thirrej. Edhe asokohe, futbollisti në fjalë ishte i dëmtuar.

Rastësisht apo jo, dëmtimi i parë që pësoi Coman, jo më seriozi, ishte në kupën e gjurit, çka e pengoi të stërvitej për 25 ditë. Sigurisht, dëmtimet më serioze i ka pasur në kyçin e këmbës. Në sezonin 2016-2017, ai theu kyçin e këmbës për të munguar 53 ditë. Në sezonin vijues u prek nga një dëmtim edhe më i keq, thyerje e ligamentit sindesmozë, i cili e la atë në “pit stop” për 16 ndeshje (77 ditë). 

Në fillim të sezonit 2018-2019, pas Kupës së Botës, i njëjti lëndim iu përsërit dhe për 15 javë të tjera kampionat nuk luajti (86 ditë). Tani, ne do të duhet të presim për të parë nëse Coman mund të shërohet mirë dhe të ketë një periudhë pa lëndime, por edhe pa sëmundje, pasi ka pasur shqetësime të muskujve, në shpinë dhe tendina. Një talent prej kristali…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit