Një talent spanjoll për Arsenalin, “Topçinjtë” kanë gati 40 milionë euro

1 Prill 2020
16:42
back button

Mikel Arteta duket se është i fiksuar pas talenteve spanjollë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Arsenal që të nënshkruajnë me Marc Roca.

Lajmin e bën të ditur “Sport”, që raporton se londinezët janë gati të paguajnë klauzolën prej 40 milionë eurosh të 23-vjeçarit, në mënyrë që ai të firmosë për klubin nga “Emirates”. Roca ka shkëlqyer me Espanyolin, ku dhe është një ndër lojtarët më të rëndësishëm.

Mesfushori shihet si zgjedhja perfekte për të zëvendësuar Dani Ceballos, i cili në fund të sezonit përfundon huazimin dhe rikthehet te Real Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit