Një thesar 80 milionë euro për Juventus-in: ja si mund të sigurohet

27 Qershor 2022
14:34
Denis Hakanaj
back button

Lëvizjet e Juventus-it për sezonin e ardhshëm kanë nisur. Në pritje të Di Maria-s dhe Pogba, bardhezinjtë po mendojnë edhe për disa largime që mund t’i sigurojnë klubit një thesar prej 80 milionë eurosh.

Po si do t’ia dalë Zonja e Vjetër që ta sigurojë këtë pasuri? 20 milionë euro në arkat e Juventus-it mund të përftohen nga shitja e Rabiot.

Për lojtarin interesohen Chelsea, Manchester United dhe PSG. Më pas është Rovella, i cili do të kthehet në bazë, por që do të largohet para një ofertë prej 20 milionë eurosh.

Mes lojtarët e tjerë me valixhet gati është edhe Luca Pellegrini, nga shitja e të cilit mund të sigurohen 12 milionë euro. Për të interesohen Fullham dhe West Ham. 9 milionë euro plus një si bonus pritet të jetë oferta e Fiorentina-s për Mandragora-n.

Të ardhura të tjetra janë parashikuar nga huazimet. Një nga këta është shqiptari Vrioni, që bardhezinjtë e vlerësojnë 10 milionë euro.

Brunori, autor i një sezoni të madh te Palermo dhe i kërkuar nga disa klube italiane, vlen 5 milionë euro. Në fund, Zanimaçhia, mes protagonistëve të sezonit të Cremonese-s, vlen 3 milionë.

Për të arritur 80 milionë euro, mendohet edhe për reduktimin e kostove. Në këtë kuptim, prishja e kontratës së Ramsey-t dhe Arthur mund të ndihmojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit