Një tjetër blerje për të ardhmen, Bayern shumë pranë talentit nga Zelanda e Re

24 Qershor 2019
18:53
back button

Ishte një operacion që Bayern Munich kishte vendosur mos ta bënte publik, por tani raportohet se mesfushori me tipare sulmuese Sarpreet Singh pritet t’i bashkohet bavarezëve.

20-vjeçari mund stacionohet te ekipi i dytë fillimisht dhe kur të ambientohet pritet të bëhet lojtari i parë me origjinë indiane, si dhe zelandezi i parë që do të veshë fanellën e Bayern. 

Në A-League të Zelandës së Re, Singh ka shënuar pesë gola dhe ka përgatitur shtatë të tjerë në 25 ndeshje. Një shifër jo e keqe për një lojtar që shkurtin e ardhshëm mbush 21 vjeç. 

Me Alphonso Davies nga Kanadaja, Chris Richards nga Shtetet e Bashkuara dhe tani Sarpreet Singh, një indian nga Zelanda e Re, Bayern ka treguar se nuk ka frikë të afrojë lojtarë me potencial të madh nga e gjithë bota. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit