Një tjetër gjigant i Europës tërhiqet nga “ankandi” për Haaland

7 Maj 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Duket se gjithnjë e më pak ekipe janë të gatshme të nisin një “luftë” për Erling Haaland këtë verë, ku e vetmja gjë e qartë është se ai do të largohet nga Borussia Dortmund për të bërë një tjetër hap përpara në karrierën e tij.

Pasi klube si Manchester United apo Bayern Munich “zbritën nga anija”, Chelsea ishte i fundit që e bëri këtë, megjithëse i detyruar nga situata që po përjeton klubi, i sanksionuar për shkak të Roman Abramovich dhe lidhjeve të tij me Vladimir Putin e Rusinë.

Për momentin, klubit blu i është ndaluar të nënshkruajë me lojtarë dhe sipas ESPN, Chelsea nuk mund të testojë as për Haaland. Kështu, ka shumë zhgënjim në bord për këtë çështje. Tuchel e shihte Haaland si prioritet për të zëvendësuar Romelu Lukakun, i cili që prej “plasaritjes” së marrëdhënieve në dhjetor me trajnerin ka humbur gjithë rëndësinë që kishte dhe pritet të largohet.

Me blutë jashtë gare, duket gjithnjë e më e qartë se është Manchester City, klubi që ka marrë epërsinë për shërbimet e norvegjezit, megjithëse Real Madridi është ende aty. Ka shumë gjasa që të dy entitetet të vendosin 75 milionë eurot në tavolinë për të tentuar të negociojnë.

Megjithatë, disa media kanë thënë se marrëveshja me “qytetarët” tashmë është mbyllur dhe se norvegjezi do të bëhet lojtari më i paguar në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit