Një tjetër shtangist në Olimpiadë, KOKSH konfirmon ftesën për Qerimaj

19 Qershor 2021
14:52
Telesport
back button

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka bërë me dije sot se Shqipëria ka përfituar një ftesë për një peshëngritës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Kjo ftesë do të jetë për shtangistin shkodran Erkand Qerimaj.

Qerimaj, që do të garojë në peshën 81kg, është shtangisti i dytë shqiptar që siguron olimpiadën e Tokio, pas Briken Calja (pesha 73kg). Ndërsa numri i sportistëve shqiptarë që do të shkojnë në Olimpiadë shkon në 8.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit