Një tjetër veteran te Lakers, LeBron James kërkon yllin e NBA-së

8 Dhjetor 2018
15:48
Telesport
back button

Pas divorcit pak ditë më parë nga skuadra e Houston Rockets, basketbollisti 34-vjeçar Carmelo Anthony është një lojtar i lirë dhe nga data 15 dhjetor mund të firmosë me një ekip të ri në NBA. Orët e fundit qarkullon lajmi se LeBron James i ka bërë një kërkesë Magic Johnson që të ndërhyjë dhe të sjellë Anthony, një nga yjet e NBA-së në dekadën e fundit, në Los Anxhelos, për të luajtur me Lakers. “King James” është i bindur se Anthony mund të japë ende shumë në NBA.

Anthony, fitues i 3 medaljeve të arta olimpike me kombëtaren amerikane (në Pekin, Londër dhe Rio de Zhaneiro), ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij te Denver dhe Neë York, pa mundur të fitojë ndonjë titull, por është pjesëmarrës 10 herë në “All Star Game”. LeBron mendon se përvoja e tij në NBA do ta ndihmonte ekipin e Lakers për të arritur objektivat, por nuk dihet nëse kalifornianët i kanë hapësirat e duhura financiare për ta sjellë lojtarin në “Staples Center”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit