“Një vit fantastik”, Messi: Kjo ishte qershia mbi tortë

18 Nëntor 2021
17:21
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi është kthyer të flasë dhe e ka bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Argjentinasi ka theksuar dëshirën për ta mbyllur sezonin e tij me PSG, veçanërisht pasi Laporta i ka lënë derën hapur rikthimit të tij te Barça.

“Sapo kam ardhur në paris me gëzimin e madh që kam arritur kualifikimin në Kupën e Botës me Argjentinën. Është padyshim qershia mbi tortë në një vit me të vërtetë speical për kombëtaren tonë”, ka shkruar Leo në Instagram.

“Faleminderit akoma për dashurinë që na jepni gjithmonë, Në janar, nëse Zoti do, do të shihemi përsëri. Tani është momenti për të ndryshuar objektiv sepse kam akoma shumë dëshirë për të arritur objektivat që kemi caktuar te PSG.

“Dua të qëndroj i përqendruar dhe të punoj për t’ia dalë. Mungon vetëm një muaj e gjysmë nga 2022 dhe do të doja ta mbyllja këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit