Një xhevahir me gjysmë çmimi: ja pse Milani niset i avantazhuar për talentin e Serie A!

2 Korrik 2020
14:42
Telesport
back button

Futet, shënon dhe shkon 5 gola! Matteo Pessina është duke përjetuar një sezon të parë në Serie A si protagonist me Veronan e tij: gur i palëvizshëm për Ivan Juric dhe makinën e tij të përsosur.

Një profesionist i vlerësuar për seriozitetin në fushë dhe jashtë, edhe pse ende i ri dhe i datëlindjes 1997, me të gjitha kredencialet për të mahnitur në nivele edhe më të larta. Sepse Atalanta do ta marrë përsëri në Bergamo falë kontratës për kundërblerje në marrëveshjen me Hellas, që dëshiron ta mbajë në huazim edhe një tjetër vit.

Por nuk do të jetë e thjeshtë, sidomos nëse lojtari vazhdon me këto ritme dhe gola. Vendimi do të merret nga Atalanta, e cila e konsideron si një xhevahir që gjithmonë është vlerësuar nga Gasperini. Nuk është rastësi që mund të vijë në ndihmë edhe në Champions League e vitit të ardhshëm. Por, ka një por… MILANI!

Kuqezinjtë zotërojnë 50% të kartonit në rast rishitje te Pessinas dhe në këtë mënyrë kuqezinjtë do ta blinin me gjysmë çmimi në rast se do të donin.

Një marrëveshje që daton në kohën kur ai u përfshi në operacionin Conti me Atalanta: kuqezinjtë do ta vlerësojnë, por të kesh një lojtar të besueshëm dhe të rritur në Milano (pas Monzas) si Pessina me 50% zbritje është padyshim një mundësi . Juventus dhe Napoli e kanë ndjekur prej muajsh, Valencia ka bërë sondazhe. Këtë verë do të vendoset shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit