“Njerëzit e mirë sa vijnë e rrallohen,” me kë e ka ylli i Bayern?

6 Dhjetor 2018
14:47
back button

Para, pushtet, ego, në biznesin e futbollit secili mendon për veten e tij.

Por Leon Goretzka njeh dikë që është ndryshe, i cili i ka lënë përshtypje të madhe lojtarit.

Ai është Horst Hrubesch, trajneri i U-21 te Gjermania. Nën drejtimin e tij, ylli i Bayern ka bërë 10 ndeshje. Së bashku, ata kanë fituar medaljen e artë në Olimpiadën e vitit 2016 në Rio.

“Ka qenë një nder dhe një privilegj i madh që jam trajnuar me të. Ai është një njeri shumë i mirë, dhe njerëz të tillë sa vijnë e rrallohen në botën e futbollit.

“Ai ka një zemër të madhe. Vetëm pesë minuta të bisedosh me të, kupton se ke të bësh me një njeri të ndershëm,” shprehet Goretzka.

Në anën sportive, gjermani sa vjen e përmirësohet te Bayern. Pas disa problemeve me dëmtimet, Goretzka ka luajtur 90 minuta në pesë ndeshjet e fundit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit