“Njeriu Champions” nuk është më i lumtur, kërkon largimin nga Reali

22 Gusht 2019
10:23
Alfred Lleshi
back button

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, i konsideruar si “njeriu Champions” për shkak të kontributit të madh në tre trofetë e tillë radhazi, të fituar në epokën e parë të trajnerit Zidane, është i pakënaqur me rolin e tij si zëvendësues në skuadër, ndaj dëshiron të transferohet diku tjetër. Kështu njofton spanjollja “Marca”. “Gardiani” i kombëtares së Kosta Rikës fillimisht kishte bërë paqe, me vendimin për të qenë Thibaut Courtois numri 1 i të bardhëve, por tani duket se ka ndryshuar mendje.

Për pasojë, mbretërorët madrilenë kanë filluar të kërkojnë një zëvendësues hipotetik, nëse Navas vendos të largohet në ditët e mbetura të merkatos së kësaj vere, deri më 2 shtator. Nga ana tjetër, ylli i Sporting-ut të Lisbonës, Fernandes, i është ofruar Real Madridit. “AS” raporton se klubi portugez po kërkon ta shesë 24-vjeçarin, ndërsa vlera e tij është e lartë. Ai iu është ofruar gjigantëve spanjollë për 70 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit