“Njeriu i minutës së fundit…”, 14 vite pas penalltisë që ngjiti Italinë në “Olimp”

9 Korrik 2020
10:39
Alfred Lleshi
back button

Në fakt, kjo skenë duket sikur ka ndodhur dje, edhe pse iu përket 14 viteve më parë. Goditja me kokë e Zidane ndaj Materazzi, dalja e ij me të kuqe; gabimi i Trezeguet nga pika e bardhë, barazimi i Materazzi, penalltia e fundit e Grosso dhe shpërthimi axurr në Berlin. Aty u shuan ëndrrat franceze, ndërsa italianët e panë veten në “Olimpin” e futbollit.

Ishte 9 korriku 2006, kur Fabio Grosso përfundoi Botërorin e tij të përsosur, duke i dhënë titullin kombëtares italiane. Në 100 vitet e fundit, performanca e Grosso në Botërorin e Gjermanisë është padyshim ndër më të rëndësishmet, duke marrë parasysh sesi ish-mbrojtësi, atëherë i Palermos, nuk bëri asgjë të keqe në atë turne. Penallti e “prokuruar” kundër Australisë, gol ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale, gol vendimtar nga penalltia e fundit për trofeun, në finale.

Gjatë karantinës për shkak të koronavirusit, si Grosso, ashtu edhe trajneri i atëhershëm, Marcello Lippi, zbuluan pse mbrojtësit iu besua penalltia e fundit, me të cilën u mund Franca dhe i gjithë populli italian u zgjua nga ëndrra e keqe e javëve të mëparshme të “Calciopoli”.

Lippi e shpjegon kështu zgjedhjen e tij: “Më e mira kishte ndodhur tashmë. Grosso kishte fituar penalltinë ndaj Australisë në minutën e 90-të, kishte shënuar gol kundër Gjermanisë, në fund të kohës së dytë shtesë. Kështu, unë i thashë: ju e meritoni penalltinë e pestë në finale, sepse jeni njeriu i minutës së fundit. Ai më tha: Por, si unë…, një mbrojtës”.

Grosso jep “OK”, megjithëse ishte befasuar për një moment me zgjedhjen e trajnerit. Dhe njeriu i minutës së fundit nuk gaboi: “Trajneri më kërkoi të godas penalltinë e fundit. Shumë prej nesh mund ta kishin bërë atë, sepse kishte shumë kampionë në fushë. Por trajneri më zgjodhi mua… Më pëlqeu ta kisha këtë përgjegjësi. Në ecjen drejt pikës së penalltisë kisha dëshirën e madhe për të marrë diçka, që e merituam me atë goditje. Në atë Kupë Bote e dinim se kishim arritur një rezultat të çmendur”.

Lippi kishte të drejtë dhe, para një hezitimi fillestar dhe minimal, Grosso lëvizi nga vendi, duke goditur penalltinë e mposhtur Barthez. Më pas vrapoi në një mënyrë të pakontrolluar, para se të “pushtohej” nga shokët e tij blu dhe në një distancë nga e gjithë Italia. Kështu që ai do të jetë një hero i pavdekshëm.

Barthez mbetet i shtangur në portën e tij, fytyrat e lojtarëve francezë dhe tifozët e tyre pushtohen nga dhimbja sportive, sepse iu afruan aq shumë trofeut të madh, u mposhtën vetëm falë një penalltie nga Italia.

E gjithë skuadra e Italisë vrapon në fushë pa “busull”, ka midis atyre që shkojnë e përqafojnë Buffon dhe Grosso, ndërsa Lippi është i lartësuar për fitimin e Kupës së Botës 2006. Festa e fundit e shkëlqyer e kombëtares italiane. Një penallti legjendare, që futi në histori Fabio Grosso…

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit