Njeriu i rekordeve në Champions, UEFA lartëson CR7 dhe i kujton “të gjashtin”

7 Gusht 2020
15:38
Alfred Lleshi
back button

Tifozët bardhezinj i kanë sytë nga Cristiano Ronaldo për ndeshjen kundër Lyon-it. Juventusi do të duhet të përmbysë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë 1/8 finale të Champions-it. Për këtë, do të mbështetet tek ylli portugez, që gjithmonë jep më të mirën në Ligën e Kampionëve. CR7 në Europë ka regjistruar rekorde të shumta, përfshirë ato të golave ​​të shënuar në një sezon (17) dhe në total (129). Po kështu, mban rekordin e golave ​​në ndeshjet radhazi (11) dhe shumë të tjerë. Sidoqoftë, kampioni bardhezi nuk ka ndërmend të ndalojë dhe, siç thekson llogaria zyrtare e UEFA-s, përmes një postimi në Instagram, mund të arrijë një rekord të ri këtë sezon.

Rekordi i ri i mundshëm i CR7
Ronaldo, në fakt, mund të bëhet futbollisti i parë në histori, që fiton 6 Champions. Nëse ia del me Juventusin, do ta shtonte sërish këtë trofe në palmaresin e vet, pas atyre të fituar me Manchester United (2008) dhe Real Madrid (2014, 2016, 2017, 2018). Për më tepër, që kur filloi ta ngrejë “kupën veshëgjatë” me Realin në vitin 2014, ai kurrë nuk ka provuar dy sezone radhazi pa triumf në këtë kompeticion. Pra, sipas statistikave, pasi dështoi në debutmin me Juven, ky mund të jetë sezoni i duhur për të fituar Ligën e Kampionëve. Fundja, pikërisht për këtë gjë e bleu “Zonja e Vjetër” 100 milionë euro, duke pasur statusin e “njeriut Champions”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit