Njeriu që mundi dy herë McGregor: Do të bëhem kampion i dyfishtë i botës

26 Nëntor 2021
12:02
Telesport
back button

Dustin Poirier, sportisti amerikan i UFC-së, që këtë vit triumfoi dy herë ndaj Conor McGregor, i ka të qarta planet e tij për të ardhmen. Më 11 dhjetor ai do të duelojë në eventin UFC-269 ndaj kampionit të botës së peshës së lehtë Charles Oliveira.

Poirier, 32 vjeç, sheh përtej kësaj sfide, që e konsideron të fituar. Ai dëshiron të fitojë titullin kampion edhe në peshën “welter”, duke kërkuar të bëhet kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse.

Nuk kam ndërmend të tërhiqem, jam 32 vjeç, ndihem mirë dhe siç më shihni jam gati të shkruaj historinë. Po argëtohem dhe jam gati të shoh përfshirjen time në një peshë tjetër”, u shpreh Dustin Poirier.

Pasi të triumfoj ndaj Oliveira më 11 dhjetor dhe të marr titullin e peshës së lehtë do të kaloj në peshën “welter”, për t’u shpallur edhe aty kampion. Qëllimi im nuk është të mbroj sa më shumë titullin, por të fitoj sa më shumë të tillë”, tha Poirier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit