Njeriu që zbuloi Firmino-n: Ishte më keq se gjyshja ime

21 Shkurt 2020
21:22
Denis Hakanaj
back button

Pa të, Roberto Firmino nuk do të kishte patur karrierën e shkëlqyer që ka sot.

Ernst Tanner ka qenë  trajneri i Hoffenheim në 2010-ën. Në atë periudhë, Tanner shkoi në Brazil për të vëzhguar disa talente. Ai e ka gjetur shumë shpejt atë që po kërkonte te skuadra e kategorisë së dytë, Figueirense Futebol Clube.

Aty vuri re Firmino-n, i cili ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë, dhe Hoffenheim pagoi menjëherë 4 milionë euro për ta marrë talentin në Bundesliga. Ky ishte fillimi i një karriere të jashtëzakonshme.

Megjithatë, braziliani nuk bindi në momentin e parë pas zbarkimit në Gjermani. Tanner kujton për Bleacher Report: “Duhe t’i shihnit vlerat që kanë dalë nga stërvitja e tij e parë me ne. Në Gjermani ne bëjmë teste atletike dhe gjaku që janë shumë të sakta. Ai kishte vlerat më të këqija që unë kam parë ndonjëherë në  futbollin profesionist”.

Ish-trajneri i Hoffenheim, i cili tani punon si drejtor sportiv për ekipin e MLS-së, Philadelphia Union, shton: “Mund të them se vlerat e tija ishin më të këqija se ato të gjyshes sime. Nuk mund t a imagjinoni. Ishin aq poshtë, sa ju nuk mund të besohej se ishte në gjendje të ishte një futbollist profesionist”.

Në Gjermani, Firmino u bë një lojtar shumë i mirë. Ai shënoi 49 gola për Hoffenheim në 153 ndeshje, dha 36 asiste dhe siguroi një vend te kombëtarja e Brazilit. Në 2015-ën u transferua te Liverpool për 41 milionë euro, ku është bërë një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit