Njihuni me lojtarin që ka humbur 20 ndeshje radhazi në Premier League

18 Gusht 2019
17:14
Denis Hakanaj
back button

Jack Grealish ka regjistruar një rekord për të cilin nuk mund të krenohet dot.

Sulmuesi i Aston Villa-s, në fakt, ka pësuar humbjen e 20 radhazi në Premier League pasi skuadra e tij u mund 2-1 nga Bournemouth në javën e dytë të kampionatit anglez.

Ecuria negative e futbollistit ka filluar në sezonin 2015/16, kur ai ra në Championship me Aston Villa-n pas 18 humbjesh radhazi dhe vetëm 17 pikësh të grumbulluara në renditje.

Sezonin e kaluar ka ardhur ngjitja në kategorinë kryesore të futbollit anglez, por fillimi i kampionatit nuk ka qenë aspak i mirë, me 2 humbje të pësuara në dy ndeshjet e para, që kanë çuar në 20 disfatat e pësuara radhazi nga Grealish në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit