Noemi Bocchi përfundon në sallën e operacionit, çfarë ka ndodhur me partneren e Tottit?!

16 Mars 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Noemi Bocchi, partnerja e Francesco Tottit, iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e sotëm për “Abdominal Separation”. Kjo diagnozë një gjendje të zakonshme te femrat shtatzëna, sidomos pas lindjes.

Ndodh kur muskujt e barkut ndahen gjatë shtatzënisë. Ndarja mund të bëjë që barku i një personi të dalë jashtë, ose të fryhet muaj apo vite pas lindjes. Ka qenë vetë Noemi Bocchi, ajo që ka dashur t’ua japë këtë lajm ndjekësve, duke postuar një foto në Instagram së bashku me mjekun që ka kryer operacionin. Fotoja është shkrepur para operacionit.

Këto janë fjalët e partneres së re të ish-kapitenit të Romës, para se të hynte në sallën e operacionit: “Zbresim në sallën e operacionit, doktor Giovanni Giugliano”. Ky mesazh shoqërohet me një foto të saj, bashkë me mjekun. Në foto Noemi shfaqet e qetë dhe e buzëqeshur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit