Nomme Kalju: “Shkëmbi” rozë që vjet dominoi Estoninë pa pësuar humbje, sfidon Shkëndijën e Tetovës!

18 Qershor 2019
15:13
Anton Cicani
back button

Nomme Kalju Football Club! Eshtë ky kundërshtari i Shkëndijës së Tetovës në turin e parë kualifikues të Champions League, në shortin që ëshë hedhur sot në Nion të Zvicrës.

E ndërsa thuajse 90% e klubeve pjesëmarrëse në Champions janë ende me pushime, kampionët e Estonisë kanë luajtur deri tani 15 ndeshje, pasi kampionati ka nisur prej 3 muajsh në Estoni.

KAMPIONATI AKTUAL 2019

I njohur shkurt si "Kalju" (që do të thotë Shkëmb) bëhet fjalë për një klub estonez në Talin, me seli në periferinë e quajtur Nome. Merr pjesë ne Meistriliiga (elita e kampioantit estonez), ku është shpallur herë kampionë gjatë historisë së klubit.

Nome Kalju është themeluar në vitin 1923 si divizionin futbollistik i klubit polisportiv Nomme Spordiklubi Kalju dhe ruan edhe sot aktivitetin e fillimit të viteve '40.

Skema e preferuar, 4-2-3-1

Në vitin 1997 u rithemelua në Nomme Jalgpalliklubi Kalju nga ish-futbollisti dhe trajneri Uno Piir dhe mori pjesë për të parën herë në kampionatin estonez në  sezonin 1997-1998 duke e nisur nga III Liiga, pra kategoria e tretë.

Qëndroi në të njëjtën kategori për tetë sezone deri sa arriti diplomimin në II Liiga. Në vitin 2005 fitoi grupin Veri/Lindje të II Liiga dhe arriti të shkonte në kategorinë e parë, pra Esiliiga.

Në sezonin e dytë në Esiliiga, u kualifikua në vend të gjashtë. Megjithatë, duke qenë në vend të dytë mes skuadrave të pavarura, arriti që të luante play-off e ngjitjes kundër Kuressaare, duke fituar dhe shkuar në Meistriliiga për të parënherë.

E mbylli sezonin e debutimit në vend të katërt. Vitet në vazhdim nisi që të luftonte për titullin, në vitin 2011 arriti në vend të dytë, 7 pikë larg Flora Tallin fitues. Më pas, në sezonin 2012 fitoi titullin e parë kombëtar.

Në UEFA Champions League 2013-2014, pra në pjesëmarrjen e parë, Kalju u përball në turin e dytë paraeliminator me HJK Helisnki. Në ndeshjen e vajtjes në Finalndë barazuan 0-0, por në Estoni fituan 2-1 dhe në turin pasardhës u eliminuan nga Viktoria Plzen.

Po në vitin 2014, ndryshuan emër në Nomme Kalju. Fitoi edicionin e parë në Kupë në sezonin 2014-15, duke mundur në finale Paide Linnameeskond.

Bie në sy uniforma rozë dhe ajo me të zezë dhe rozë

Në vitin 2016 ishte pranë titullit dhe humbet gjithçka në 45 minutat e dyta të javës së fundit, përballë Infonet, që fitoi edhe kampionatin. Edhe në 2017 e mbyll në vend të tretë, por pa ambicje për titullin.

KAMPIONATI I VITIT TË SHKUAR

Ndërsa, vitin e shkuar fitoi titullin e dytë të historisë, me një ecuri fantastike! Asnjë humbje: 86 pikë, 25 fitore dhe 11 barazime. Vetëm dy pikë më shumë se Levadia Tallinn, që e mbylli në vend të dytë. Plot 114 gola të realizuar.

Suksesi erdhi në javën e fundit të kampionatit. Këtë vit fitoi Superkupën e Estonisë, duke mundur Levadia Tallinn 3-2 në finale. Humbi finalen e Kupës së Estonisë me Trans Narva.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit