Nora jep lajmin e mirë, zbulon kur do të shpërndahen rrogat te Luftëtari

16 Dhjetor 2018
16:51
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori i ri sportiv i Luftëtarit, Gentian Nora, ka marrë një detyrë të vështirë. Ai ka marrë përsipër që të nxjerrë ekipin nga kolapsi ku është dhe të largojë “hijet” e shkrirjes. Nora ka mbajtur rolin e shefit të klubit më parë dhe e njeh mjaft mirë ambientin në kampin e gjirokastritëve. Para ndeshjes me Skënderbeun, zyrtari i ri i bluzinjëve ka folur për “Supersport”.

“E kam ndjekur me keqardhje situatën e krijuar dhe dua të theksoj se problemi më i madh është organizimi, më shumë sesa financat. Kemi pasur gjithnjë vonesa në të shkuarën, kur isha pjesë e Luftëtarit, por këtë radhë kanë dalë në dritë dhe janë zmadhuar më shumë sesa duhet. Kam qenë i pranishëm në mbledhjen e fundit dhe lojtarëve u është kujtuar që javën e ardhshme do të likuidohen financiarisht.

“Mbledhja e aksionerëve? Mund të them atë që na kanë thënë ne: brenda javës së ardhshme do të zgjidhjen problemet financiare dhe duhen marrë 4 pikë në 2 ndeshjet e radhës.

“Lojtarët? Kanë pasur vetëm trajnerin ku të mbështeten, kjo është mangësia e madhe e Luftëtarit në pjesën e parë të sezonit, sepse ka munguar mbështetja e klubit. Tensioni psikologjik ka bërë që lojtarët të marrin edhe shumë kartonë, duke munguar në ndeshje të rëndësishme.

“Probleme mes aksionerëve? Asnjë problem, nuk di të ketë ndonjë gjyq apo probleme mes tyre. Thjesht njëri aksioner ka shitur aksionet e tij dhe puna vijon normalisht”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit