NORVEGJI: E pabesueshmje ajo që ndodhi javën e fundit të kampionatit. Rosenborg ia hedh me fat

2 Dhjetor 2019
14:55
back button

Në një maratonë të gjatë dhe të lodhshme, në kilometrin e fundit krijohet edhe diferenca dhe shpesh shpallet fituesi, që ka ruajtur energjitë dhe i shfrytëzon për t’ia kaluar garuesve të tjerë. Eshtë pjesa më emocionuese, ashtu si emocion i madh ka qenë edhe kampionati Eliteserien, në Norvegji, që në javën e 30-të dhe të fundit, përpara se dimri i ashpër të nisë dhe të mbyllë futbollin, ka dhuruar emocione dhe surpriza.

Humbet një protagonist i madh, Tromso! Skuadra në fjalë ka rënë zyrtarisht nga kategoria për shkak të diferencës së golave. Largohet edhe Ranheim, që u mund 3-2 nga Rosenborg, e cila kualifikohet me shumë fat në Europa League, duke parakaluar Odd, që u mund nga Haugesund.

Lillestrom do të luajë playout në tentativë për të mbijetuar, përballë Start. Sakaq, kampioni ishte shpallur me kohë, për një kampionat më vete: Molde (68 pikë në 30 ndeshje). Në Europa League edhe Bodo-Glimt, si vendi i dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit