Norwich tronditi City-n, por De Bruyne beson se historia do të përsëritet

16 Shtator 2019
16:23
Denis Hakanaj
back button

Kevin De Bruyne shikon përpara dhe nuk shqetësohet shumë për humbjen e papritur të pësuar nga Manchester City i tij kundër Norwich. Skuadra e Pep Guardiola-s u mund 3-2 në javën e fundit të kampionatit dhe tani është pesë pikë larg Liverpool-it kryesues.

Një histori që përsëritet, duke parë se edhe në sezonin e kaluar “Qytetarët” kanë qenë të detyruar të realizonin një përmbysje të madhe pata se të fitonin titullin. Belgu ka folur për luftën për titullin dhe i ka dhënë një mesazh të qartë rivalëve.

“Sezonin e kaluar kemi qenë shtatë pikë mbrapa dhe në fund…”, ka thënë De Bruyne. “Ndodh edhe që të humbësh. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje, por është e vështirë. Duhet të respektosh skuadrën tjetër dhe kur luajnë më mirë, nuk mund të thuash asgjë”.

“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë, si sezonin e kaluar. Nuk ka asnjë ndalesë. Kjo është puna jonë dhe ndonjëherë është e vështirë, por duhet t’i pranosh gjërat siç vijnë. Kemi humbur katër ndeshje nga 36 sezonin e kaluar dhe ky është një rekord i mirë”.

“Mund të fitojmë akoma edhe në këtë sezon me të njëjtat pikë që kemi grumbulluar në sezonin e kaluar. Ka shumë ndeshje për të luajtur. Qëndrimi im në stol? Nuk ka kuptim të thuhet se kemi humbur, sepse unë isha në stol”.

“Është e vështirë të ndihmosh skuadrën kur po humbet 3-1. Kemi provuar, por nuk ka mjaftuar”, ka përfunduar De Bruyne në lidhje me ndeshjen e humbur në javën e fundit të kampionatit, në  të cilën u aktivizuar në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit