Notat e Portugalisë: Ronaldo “kufizohet”, Silva truri!

9 Qershor 2019
23:36
back button

Portugalia është fituese e Ligës së Kombeve, në një finale aspak të lehtë ndaj Holandës, por që sigurisht e merituar për atë që u pa në fushën e lojës. Të gjithë me notë kaluese, disa me mesatare të mirë, të tjerë mbi mesataren, si Guedes dhe Bernardo Silva. Ja notat e Portugalisë sonte sipas mediave italiane.

Patricio 6 – Asgjë për t’u mbajtur mend gjatë, por i kujdesshëm në dalje dhe ndjek aksionin, duke mos u zënë kurrë në befasi.

Semedo 6 – Ndonjëherë pak i rrëmujshëm kur del në sulm, por mbrapa nuk vuajti thuajse aspak ofensivën holandeze.

Ruben Dias 6,5 – Të paktën dy mbyllje të vështira, sidomos ajo në pjesën e parë ndaj Bergëijn. i thërritur për të zëvendësuar Pepen, e bën në mënyrën më të mirë.

Fonte 6,5 – E menaxhon mbrojtjen me eksperiencën e tij, duke bërë Pepen e situatës. Mbrëmje me fat: kundërshtari është tepër i ndrojtur dhe i pasigurt.

Guerreiro 6,5 – Që është i fortë në sulm kjo është e qartë, por befason sidomos rritja në mbrojtje dhe kujdesi. Perfekt në të gjitha diagonalet dhe, falë shkathtësisë, mban mirë Dumfries.

Danilo 6,5 – Pastron çdo top të keq që i vjen në këmbë. Përdor mirë fizikun dhe inteligjencën taktike. Një polic urban që rregullon trafikun në mesfushë.

William Carvalho 6 – Sasi në mesfushë, rregull dhe rikuperon topa. Bën të tijën si përherë.

Ruben Neves – pa notë

Bruno Fernandes 7 – Në pjesën e parë, goditjet e Portugalisë janë të gjitha të tij. Plot dëshirë dhe i vendosur, përpiqet të shfrytëzojë potencialin që ka. Mesfushor-goleador dhe ndër më të kërkuarit, jo më kot.

Moutinho – Pa notë

Ronaldo 6 – Pritet gjithmonë ajo lëvizja e kampionit, që nuk erdhi në finale. Por, klasi dhe impenjimi janë të pranishme. Dhe, sidomos, fakti që mbetet lider dhe është karizmatik. Shumë shpesh shihet teksa i drejton shokët që të mos humbasin toruan.

Guedes 7 – Fantastik! Vrapon, dylufton dhe në vend edhe shënon, duke vendosur për të parën herë finalen e Ligës së Kombeve, që në edicionin debutues.

Rafa Silva – Pa notë

Bernardo Silva 7 – Duke folur për klas, hiq Ronaldon, askush nuk i afrohet futbollistit të Manchester City. Driblon sipas qejfit, mban topin afër dhe deh kundërshtarët. Eshtë i tiji pasimi për golin e Guedesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit