Novak Djokovic 1000 fitore në karrierë dhe siguron finalen e Romës

15 Maj 2022
10:10
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic arriti fitoren nr.1000 në karrierën e tij si profesionist, duke iu bashkuar disa prej legjendave të këtij sporti që kanë arritur më herët këtë rezultat. Numri 1 në botë, mundi 2-0 (6-4, 6-3) në turneun Masters të Romës norvegjezin Casper Ruud, duke u kualifikuar për në finale. Përballë tij do të jetë greku Stefanos Tsitsipas, që mundi në gjysmëfinalen tjetër 2-1 gjermanin Alexander Zverev (4-6, 6-3, 6-3).

Deri më tani, 1000 fitore në karrierë kanë arritur vetëm tenistët Jimmy Connors, Ivan Lendl, Roger Federer e Rafael Nadal. “Jam i lumtur që arrij këtë rezultat dhe jam në Olimp me disa prej ikonave të këtij sporti”, tha Djokovic. Falë këtij triumfi, Djokovic qëndron në krye të renditjes botërore edhe javën e ardhshme, për të 370-ën javë. Për të, kjo është finalja e 12-të në turneun e Romës, ku ka fituar 5 herë më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit