Novak Djokovic lë tenisin dhe këndon “live” në Sanremo

6 Shkurt 2020
8:49
Telesport
back button

Në natën e dytë të festivalit të muzikës italiane, Sanremo, i pranishëm ka qenë edhe tenisti serb Novak Djokovic me bashkëshorten Jelena Djokovic. Pak ditë më parë ai triumfoi në grand slam të Australian open, duke u rikthyer në krye të renditjes botërore.

I ftuar nga organizatorët e Sanremo, tenisti serb u ngjit në skenë, duke kënduar një këngë bashkë me dy prezantuesit e festivalit, Fiorello dhe Amadeus. Së bashku ata kënduan këngën “Terra Promessa” (Toka e Premtuar) e këngëtarit italian Eros Ramazzotti.

Në fund, Djokovic zhvilloi edhe një “ndeshje” në skenën e teatrit Ariston, duke shkëmbyer disa topa me Fiorello.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit