Novak Djokovic mbërrin në Tokio dhe zbulon objektivin e radhës

21 Korrik 2021
10:19
Telesport
back button

Pasi ka triumfuar këtë vit në Australian Open, Roland Garros e së fundi në Wimbledon, tenisti serb Novak Djokovic përgatitet për një tjetër aventurë. Numri 1 në botë për meshkuj ka bërë me dije se ka mbërritur në Japoni, ku do të luajë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Serbi, fitues i 20 grand slam, synon medaljen e artë në këtë turne, të cilën nuk e ka fituar më parë në karrierën e tij. “Mendoj se kam bërë një përgatitje të shkëlqyer dhe mbërrij në Tokio me besim dhe energji të plotë”, tha Djokovic.

Përfaqësoj vendim tim dhe kjo është një mundësi e artë për mua. Kam fituar me kombëtaren Kupën Davis dhe ATP Cup, ndaj uroj që cikli të mbyllet me medaljen e artë olimpike”, tha Novak Djokovic.

Në këtë Olimpidë mungojnë Roger Federer e Rafael Nadal, por serbi ka një listë rivalësh: “Medvedev, Tsitsipas, Zverev janë 3 rivalët krysorë. Ky është një turne ku mund të ndodhë gjithçka dhe do të jetë e vështirë të shkoj deri në fund”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit