Novak Djokovic mesazh Nadal: Pas Romës, triumfin edhe në Paris

19 Maj 2022
10:20
Gentian Spiri

Tenisti serb Novak Djokovic duket sikur ka rilindur pas triumfit që arriti fundjavën e kaluar në turneun Masters të Romës, suksesi i parë për këtë vit. Numri 1 në botë synon të triumfojë edhe në grand slam të Roland Garros, që nis javën e ardhshme në Paris.

Ai është rikthyer në Beograd, ku po stërvitet në Akademinë e tij, me shpresën që të jetë në formë për turneun parizien. Djokovic duket në formë dhe u ka çuar një mesazh të qartë rivalëve të tij në prag të turneut që nis në Francë.

Mendoj se javët e fundit loja ime ka pësuar rritje dhe tashmë jam në atë nivel që duhet para një turneu të tillë. Fitorja në Romë më ka karikuar dhe jam gati për të dhënë më të mirën në Paris. Jam kampion në fuqi dhe do të jap më të mirën për ta mbrojtur titullin”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit