“Nuk bëhet më mirë se kaq!” Arteta në qiellin e shtatë por pastaj kërkon “durim dhe jo nxitim”. Ten Hag: “Nuk më intereson loja, por…”

22 Janar 2023
21:12
Telesport
back button

Arsenali ka fituar mes spektaklit sfidën ndaj Man United me Nketia i cili ka realizuar golin e fitores në limit duke vulosur shifrat 3-2. Sa i përket golave, Nketia realizoi dhe në 24′, ndërsa Saka gjeti golin në 53′. Ndërkohë, për Man United relizoi Rashford 17′, Martinez 59′. Kjo fitore e Man Arsenalin në vendin e parë me 50 pikë, ndërsa Man United renditet i 4 me 39 pikë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli për Sky pas fitores 3-2 ndaj Manchester United: “Emocione të mëdha, shumë pasion dhe shumë cilësi. Të ishe në gjendje të luash kështu gjatë gjithë lojës dhe të ktheheshe ne permbysje kunder një ekipi të tillë ishte e pabesueshme.

Në planin mendor dhe emocional ishim të qetë dhe të vendosur, duke i menaxhuar mirë momentet e ndryshme të ndeshjes. Kemi bërë të njëjtat gjëra, kemi besuar gjithmonë në të dhe në fund kemi arritur të fitojmë. Në shumë raste topi nuk hynte, por ne besuam në të dhe në fund shënuam. Titulli? Kemi kundërshtarë që janë mësuar të fitojnë më shumë se ne, është ende shumë larg”.

Arsenali kaloi në 50 pikë, rikthimi i tyre më i mirë përmes 19 ndeshjeve në një sezon në Premier League. Ata janë vetëm pala e pestë që arrin atë pikë në këtë fazë. Megjithatë, Arteta ruhet nga vetëkënaqësia. “Është e mrekullueshme,” tha ai.

“Mendoj se e meritojmë të jemi këtu ku jemi për shkak të mënyrës se si po luajmë, por mos u ngatërroni – ka të bëjë me atë që bëjmë sonte dhe nesër. Ka ende shumë gjëra që mund të bëjmë shumë më mirë. Ka ende ndeshje të mëdha.”

Erik ten Hag, i intervistuar nga Sky u përgjigj si më poshtë kur u pyet nëse i mjaftonte sot që të luante mirë kundër ekipit te kreut të klasës: “Unë dua të fitoj, ndaj luash thjesht mirë nuk mjafton, kjo nuk mjafton. Ne duam të jemi numri 1 dhe kemi bërë disa gabime sot: duhet t’i analizojmë dhe të kuptojmë pse.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit